Justin Timberlake bëhet baba për herë të dytë dhe zbulon emrin e veçantë të bebit

Justin Timberlake dhe Jessica Biel janë bërë prindër për herë të dytë. Biel ka sjellë në jetë një djalë dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari në “Ellen DeGeneres Show.”

Krijuesit i hitit “Cry me a river” zbuloi gjithashtu dhe emrin e fëmijës.

“Emri i tij është Phineas. Ai është i mrekullueshëm dhe kaq i lezetshëm. Nuk po na lë të flemë, por jemi të entuziazmuar të lumtur dhe mirënjohës”, tha Timberlake.

Timberlake dhe Biel u martuan në vitin 2012. Ata kanë edhe një djalë 5-vjeçar me emrin Silas.

Share With:
Translate »
343 Views