Kleoniki flet për lidhjen e përfolur me Alban Ramosaj: Pse nuk u bëmë dot prindër
Pak kohë më parë u përfol se Alban Ramosaj dhe Klenoniki Delijorgji janë në një lidhje. Madje u tha se çifti po bëhen prindër për herë të parë. Por e ftuar sot në “Why Not”, Kleoniki tregoi se asgjë nuk është e vërtetë dhe se gjithçka ka qenë në kuadër të shakasë.
Ajo gjithashtu shtoi Albanin e do shumë, por si shok.
“Zemra ime, Alban Ramosaj të dua shumë. Është si shpirt. Ne nuk u bëmë asnjëherë prindër, madje nuk bëmë as atë punën asnjëherë që të bëheshim prindër. Skenat më të nxehta që kanë ekzistuar mes meje dhe Albanit kanë qenë të klipi jonë. Unë kam qenë modele në Londër dhe më kërkonin modele shtatzënë.
Edhe unë me Albanin kur flisnim për këngën tonë e quanin “Bebi jonë” se artistët e konsiderojnë si bebi këngën e tyre. Para se të bëja fotot e publikova atë foton dhe thsh “baby daddy” me shaka. E pamë që merreshin vetëm me neve, po nxirnim dhe këngën dhe thamë pse mos promovojmë pak veten”, tregoi Kleoniki.