Ka hequr dorë nga koncertet, Çiljeta tregon prioritetet në jetën e saj dhe vështirësitë që ka patur

Çiljeta ka folur me Renisin si kurrë më parë për karrieren e saj muzikore në “Ferma Vip”. Ajo është shprehur dhe për vështirësitë që ajo ka hasur në realizimin e disa projekteve të saj.

Gjatë bisedes ajo shprehet se e ka pasur shumë të vështirë të gjejë veten në këngën “Big Booty”, pasi ai zhanër muzikor nuk i përshtatej stilit të saj.

Çiljeta: Kam vendosur vet për këngët që do të nxjerr, përveÇ “Big Booty” që vendosen të tjerët për mua. E kisha shumë të vështirë të gjeja veten aty, por Fifi dhe Elgiti më thanë “bëje këtë këngën bëje këtë këngë”.

Unë nuk e gjej veten te këto stilet e reja muzikore. Hajd të gjeja unë veten, pasi kisha 3 vite që isha shkëptur që nga lindja e Fernandos.

Renis: Prandaj po them dhe unë që duket çuditshëm që çfarë është kjo kështu, të duket si profesion i ri.

Çiljeta: Po dukej si profesion i ri, pasi unë e lashe muzikën me këngën “Sonte më dhemb zemra” dhe bëra këngën “Maria” për festivalet.

Këngëtarja është shprehur se për shkak të angazhimeve familjare, ajo ka hequr dorë nga koncertet.

Ajo tha se kujdeset gjatë ditës për familjen dhe nuk ka kohë, por do të zhvillonte koncerte vetëm në Tiranë, ku të mund të kthehet pranë familjes.

Këngëtarja tha se çdo moshë ka fazën e vetë dhe se prioriteti i saj është familja.

Çiljeta: Përtoj shumë të iki në koncerte.

Renisi: Koncertet të mbajnë gjallë.

Çiljeta: I dua koncertet brenda Tiranës, që të këndoj dhe të kthehem në shtëpi. E ndjej veten të lodhur, je gjithë ditën në shtëpi, la, pastro, mbaj shtëpinë dhe gatuaj.

Renisi: Me të ndjerë është ajo, s’diskutohet.

Çiljeta: Mendoj se çdo moshë ka fazën e vetë.

Renisi: Ja vë vetë njeriu vetes prioritetet.

Çiljeta: Unë kam prioritet familjen dhe e ndjej veten shumë të rritur për të kënduar.

Share With:
Translate »
83 Views