Ka kunata, e kunata! Almeda dhe motra e Tolgahan janë shembulli që ju duhet, goca!

Nëse sipas legjendave urbane kunatat nuk shkojnë dhe aq mirë me njëra-tjetrën, ky nuk është fare rasti i Almeda Abazit dhe motrës së bashkëshortit të saj.

Modelja dhe aktorja shqiptare u martua me Tolgahan Sayisman më 13 shkurt të 2017 dhe tashmë kanë një djalë që e quajnë Efe, me të cilin ndajnë shpesh momente të bukura në rrjetet sociale.

Almeda duket t’i ketë vjedhur zemrën të gjithë familjes Sayisman dhe me kunatën veçanërisht ka një marrëdhënie shumë të bukur.

Shpeshherë ato postojnë foto së bashku, teksa nuk mungojnë dedikimet e ëmbla dhe mbështetja e vazhdueshme.

Mbrëmjen e sotme ato duket se kanë vendosur ta kalojnë nën shoqërinë e njëra-tjetrës, teksa kanë ndarë me ndjekësit edhe një detaji, duke treguar se kanë orën matchy-matchy.

Kombinime të tilla shohim shpesh mes personave me lidhje shumë të ngushtë dhe le të shërbejë kjo si një tjetër provë e super marrëdhënies së tyre.

Share With:
Translate »
789 Views