Kaq ishte! Gigi ndahet me Zayin pasi ai i dhunoi të ëmën

Modelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik i kanë dhënë fund me njëri-tjetrin.

Zayn akuzohet se ka goditur mamanë e Gigi-t, madje ajo po mendon ta denoncojë në polici.

“Ata nuk janë bashkë tani. Megjithatë ata janë të dy prindër të mirë. Yolanda sigurisht që është shumë mbrojtëse ndaj Gigi-t. Ajo dëshiron më të mirën për vajzën dhe mbesën e saj,”- tregoi një i afërt i familjes për mediat e huaja.

“Gigi është e përqendruar vetëm në atë çfarë është më e mira për Khai-n. Ajo kërkon privatësi gjatë kësaj kohe,”- tha përfaqësuesi i modeles.

Detaje të reja kanë dalë në dritë dhe thuhet se e gjitha nisi pas një sherri në shtëpinë që ai ndan me Gigi Hadid dhe të voglën e tyre, Khai.

Gigi po modelonte në Paris dhe Yolanda shkoi në shtëpinë e çiftit, mesa duket pa pëlqimin e Malik.

Pas një përleshje me fjalë të ashpra, në të cilën ai dyshohet se e ofendoi me fjalë të rënda dhe më pas i tha: ‘Qëndro larg vajzës sime’

Më pas thuhet se i ka telefonuar Gigi-t në Paris dhe e ka qortuar në telefon, duke i bërtitur.

Një roje sigurie ishte dëshmitar i ngjarjes dhe ka treguar se ai i tha: ‘Nxirre f*** nga shtëpia ime, referuar nënës së Gigi-t.

“Lufta” çoi në ndarjen e Gigi dhe Zayn.

Një burim pohoi për “Sun” se Zayn dhe Yolanda kanë qenë në mosmarrëveshje që nga shtatzënia e Gigi-t. Artisti dyshoi se Yolanda kishte nxjerrë në media lajmin e shtatzënisë kur duhej të mbahej sekret, pohoi burimi i paidentifikuar.

Nga ana tjetër, Zayn reagoi më herët me një deklaratë në Twitter.

“Siç e dini të gjithë, unë jam një person privat dhe dua shumë të krijoj një hapësirë ​​të sigurt dhe private ku vajza ime të rritet,” filloi shënimi i tij. “Një vend ku çështjet private të familjes nuk hidhen në skenën botërore. Në përpjekje për të mbrojtur atë hapësirë ​​për të, unë rashë dakord të mos i kundërshtoja pretendimet që lindin nga një debat që pata me një anëtar të familjes së partnerit tim, i cili hyri në shtëpinë tonë ndërsa partneri im ishte larg disa javë më parë.Kjo ishte dhe duhet të jetë ende një çështje private, por duket se tani për tani ka përçarje dhe pavarësisht përpjekjeve të mia për të na rikthyer në një mjedis familjar paqësor që do të më lejojë të bashkë-prindëroj vajzën time në mënyrën që ajo e meriton.”,- shkroi ai

Share With:
Translate »
149 Views