Ka para për 10 dado, por Blake Lively është një supermami që i përballon vetë 3 gocat
Blake Lively është një supermami. Aktorja 33-vjeçare është fotografuar gjatë një shëtitje në Neë York me tre vajzat e saj, për të cilat po kujdesej vetë. Më të voglën po e mbante në krahë ndërsa dy të tjerat në karrocë. Vajzat e Blake janë James, 6 vjeç, Inez, 4 vjeç dhe Betty, 1 vjeç.
Aktorja u shfaq e veshur me të zeza, flokët e kapur, pa makeup dhe me syze.
Të tre vajzat janë nga martesa me Ryan Reynolds. Për çiftin familja vjen gjithmonë e para dhe Blake në një intervistë tha se është shumë protektive ndaj familjes.
“Të gjitha vezët janë në një shportë dhe ajo është familja ime. Aty është zemra ime. Ndihem shumë protektive ndaj tyre”-është shprehur aktorja.