Kajan e priti në shesh 2019 dhe ne pamë më në fund fytyrën e tij

Prindërit e tij duket se e pritën Viti  e Ri 2019 në qendrën e Tiranës, bashkë me gjithë qytetarët që ishin mbledhur aty për të festuar.

Dhe tundimit për të bërë një foto pranë Pemës së vitit të Ri, kryebashkiaku Erion Veliaj nuk i shpëtoi dot.

Ai publikoi një foto familjare, pranë bashkëshortes Ajola Xoxa, ndërsa në krah mbante të voglin Kajan. Por më e rëndësishmja është që mund të shohim një tipar nga Kajan: sytë.

“Më në fund e kapëm dhe ne një foto te pema! Teksa jeni duke festuar, pranoni dhe urimet tona nga zemra për një 2019 plot dashuri e mirësi! Pas darkës me familjen ju presim për festën në Sheshin Skënderbej – si familja e madhe e Tiranës sonë të bukur! Përqafime, Kajan, Ajola & Lali Eri”, shkroi Veliaj në postimin e rrjeteve sociale.

Për të njëjtën foto mbishkrimi te postimi i Ajolës ishte: “2018 ime je ti”.

Share With:
Translate »
696 Views