“Kam jetuar me friken se kanceri mund të rishfaqej”- Arbana Osmani: Nëna ime ka qenë në rrezik për jetën…

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani shpesh ju jep mundësinë ndjekësve të saj ti drejtojnë pyetje përmes platformës “Instagram”.

Së fundmi një nga ndjekësit e saj i ka shkruar: Si përballohet humbja e mamit në moshë të re?

Arbana teksa i shpreh  ngushëllime për humbjen i ka kthyer edhe një përgjigje komentuesit duke i thënë se komenti që ka shkruar e ka bërë të qaj dhe se për një humbje të tillë nuk ka rëndësi mosha pasi është shumë e dhimbshme kurdo që të vij.

Më tej moderatorja ka treguar se kur ka qenë e vogël nëna e saj ka vuajtur nga kanceri dhe ishte në rrezik për jetën, dhe për shumë vite ka jetuar me friken se sëmundja do ti rishfaqej mamasë  së saj.

“Nuk e di, besoj nuk ka diference mosha, një humbje e tille është gjithmonë e dhimbshme kurdo qe vjen. Nëna ime ka qene ne rrezik për jetën kur ne kemi qenë shumë te vegjël dhe për shumë vite me radhe unë kam jetuar me friken se kanceri mund te rishfaqej një dite dhe mund ta humbisja papritur. E te betohem vetëm mendimi me lëndonte aq shumë.”-shkruan Arbana

Share With:
Translate »
68 Views