“Kam mamin në studio, nuk mund të flas për dashuri tjetër”, futbollistja i bën të gjithë të qeshin

Me shumë çiltërsi, Esi Lufo thotë se dashurinë më të madhe ka atë të prindërve, të cilën e konsideron edhe si udhërrëfyes në jetë. Në studion e emisionit “E Ardhmja është vajzë”, futbollistja nuk preferon të flasë për dashuri tjetër, sepse siç thotë me humor, “e kam mamin këtu”. Një moment ky që u shoqërua me të qeshura në studio.

 

“Normalisht që fjala dashuri është një fjalë shumë e madhe, edhe besoj që çdokush meriton që ta ketë personin e zemrës afër, gjithmonë duke e suportuar. Sa i përket të bërit nënë, unë jam akoma shumë e re, por kam një marrëdhënie shumë të mirë me bebat e vegjël. Shpeshherë me shoqërime time kur mblidhem i them që do kisha dashur shumë që të isha bërë nënë në moshë të re, që dhe fëmijët e mi të kishin mundësi që të vinin ta shikonin mamin e tyre duke luajtur. Besoj që është një dashuri komplet tjetër dhe besoj që kjo është dashuria që zgjat përgjithmonë. Për momentin të paktën mosha ime dashurinë më të madhe e ka fituar, atë të familjes dhe të prindërve, që i ka gjithmonë afër. Ndërsa unë nuk preferoj të flas për dashuri tjetër, s’e e kam mamin këtu…”

“Unë dashurinë e prindërve e kam gjithmonë si bazë të krijimit të gjërave. I mendoj gjërat më konkretisht si është që ta lëndosh dikë tjetër, ose nuk i bëj ato gjëra që unë dua që mua të mos m’i bëjnë”./

Share With:
Translate »
164 Views