“Kam një familje të mrekullueshme me bashkëshortin dhe dy fëmijët”, Floriana Garo zbulon pse iu bashkua PD-së
Kandidatja demokrate në zgjedhjet e 25 prillit, ish-Missi Floriana Garo deklaroi sot se PD është partia e vlerave. Garo u shpreh se gratë duhet ta ndryshojnë këtë vend, duke apeluar që të shkojnë dhe të votojnë Partinë Demokratike më 25 prill.
“Vendosa të kthehem në vitin 2010 pas një jete në Amerikë për t’i dhënë edhe një shans Shqipërisë për zgjedhjet e mia në atë kohë.
Vendosa të lëviz jashtë sërish të krijoj një familje në Zvicër dhe kam dy fëmijë të mrekullueshëm dhe një bashkëshort të mrekullueshëm
Duke qenë larg Shqipërisë, e kam parë në një prizëm tjetër, ku çdo ditë përkeqësohej. Dhe kam thënë, unë ndoshta duhet të kthehem tani dhe të jap modelin tim.
Kam besuar te lëvizja, te diçka e re. Kjo ishte arsyeja që desha të vija dhe të kontribuoja me imazhin tim për PD, sepse besoj se është partia e vlerave.
Gratë duhet të ndryshojnë Shqipërinë dhe këtë duhet ta bëjnë duke shkuar për të votuar. Do jem me përkushtim për të dhënë modelin e duhur dhe drejt fitores me 25 Prill”, deklaroi Garo.