Kamerat e sigurisë filmuan Marian, detajet e reja nga vdekja e shqiptares në Greqi

Mediat greke vijojnë publikimin e të dhënave të tjera për vdekjen e mistershme të 16-vjeçares shqiptare Maria Hyseni.

Sipas informacionit të ri, adoleshentja është filmuar nga kamerat e sigurisë në rrugët e Trikallas duke ecur në mes të natës dhe njëkohësisht duke folur në telefon. Rreth gjysmë ore ka zgjatur biseda e 16-vjeçares në telefon, sipas pamjeve filmike.

Me rëndësi për hetuesit grekë konsiderohet edhe dëshmia e një gruaje, që ka thënë se e kishte parë Marian rreth orës 04:00 të mëngjesit duke ecur zbathur në rrugë dhe në gjendje të rënduar psikologjike.

Njëkohësisht policia është duke hetuar edhe marrëdhënien që ajo kishte me një punonjës policie 27-vjeçar. Ky i fundit, gjatë marrjes në pyetje, ka pranuar njohjen me Marian.

Natën e ngjarjes tragjike, ky polic ka qenë së bashku me Marian dhe ka deklaruar se e kishte shoqëruar për në shtëpi disa orë përpara se të zbulohej trupi i pajetë.

Ndërkohë, hetuesit po analizojnë të gjitha bisedat në telefon të 16-vjeçares. Sipas shtypit grek, Maria ka patur dy celularë. Njëri prej tyre është i dëmtuar, ndërsa tjetri funksionon normalisht.

Share With:



268 Views