Kanë harruar djalin në Shtëpinë e Bardhë? Ironi në media me Donald dhe Melania Trump

Donald dhe Melania Trump janë ironizuar vazhdimisht në media online sidomos pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Së fundmi detaji që kanë kapur njerëzit është fakti që në momentin e largimit të çiftit presidencial nuk e kishin djalin e tyre Barron, 14 vjeç me vete.

Sigurisht që detaji i përdorur në ironi do ishte nga ‘Home Alone’. Në fotot e bëra ‘meme’ shfaqet personazhi i filmit Kevin teksa qëndron në shtëpi vetëm, pasi familja e harron. Në një tjetër meme, aktorja që luan rolin e nënës së Kevin në ‘Home Alone’, kujton që nuk e ka djalin e saj me vete dhe thërret e trembur. Në këtë rast, memet kanë bërë që të thërrasë emrin Barron.

      

       

Përtej shakave dhe ironisë nga publiku, Barron sipas mediave është larguar më herët nga Shtëpia e Bardhë dhe është zhvendosur në Florida, ku thuhet se Melania ka gjetur një shkollë për të.

Share With:
Translate »
348 Views