Kaq emocionuese! Videoja e Venerës dhe Lindit teksa i këndojnë të birit prek rrjetin

Venera Lumani dhe Lind Islami kanë emocionuar ndjekësit me një video, ku i këndojnë djalit këngën “Mezi pres”.

Në video, të dy këndojnë ndërkohë që Lindi i bie kitarës, ndërsa Drini dëgjon këngën kushtuar atij.

“1 vit nga ‘Mezi pres’. Dikur e këndonim si në ënderr këtë këngë me ndjesi të fortë e të brishtë, sot e kam përpara dhe e prek,” shkruajnë ata. “Dashuri pa kushte, Drini nënës e babit.”

Kënga “Mezi pres” u publikua gjatë pritjes së ëmbël së Venerës, si një dedikim i i sinqertë për fëmijën që po vinte në jetë.

Videoja ka emocionuar ndjekësit dhe është komentuar gjerësisht si një nga momentet më të ndjera që çifti ka ndarë deri tani.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by VENERA (@veneralumani)

Share With:
Translate »
40 Views