Kaq shumë arsye për të menduar se Khloe po mban fëmijën e Kim

Në familjen Kardashian/Jenner këto kohë po flitet vetëm për shtatzëni dhe fëmijë. Kylie, Kim dhe dhe Khole do bëhen së shpejti nëna.

Kylie dhe Khole janë shtatzënë, ndërsa Kim do bëhet nënë në janar, pasi ka paguar një vajzë për të mbajtur në bark fëmijën e saj dhe të Kanye. Kështu në fak duket se çdo gjë është e qartë.

Por me shtatzëninë e Khloe duket se mediat kanë filluar të dyshojnë se ajo mund të jetë nëna surrogate që po mban fëmijën e Kim dhe Kanye.

Gjatë një episodi  të “Keeping Up With Kardashians”, Kim i kërkoi Khloe të mbante fëmijën e saj, dhe e motra edhe pse iu duk një vendim i vështirë, tha se nëse i dashuri i saj do ishte dakort, do e bënte këtë sakrificë për Kim-n.

Ato madje shkuan për t’u konsultuar me një mjek, për të parë nëse mund ta realizojnë këtë gjë.

Kjo është arsyeja pse mediat shkruajnë se Khloe është nëna surrogate që po mban fëmijën e Kim, pasi është një rastësi shumë e madhe që të tre motrat të jenë duke pritur një bebe.

Share With:
Translate »
622 Views