Kaq shumë arsye që mezi po e presim “The Lion King”

Beyonce do të jetë zëri i Nalës, luanesha e ëmbël me të cilën dashurohet Simba, në filmin remake live action të “Disney”, “The Lion King”. Lajmi u dha nga vetë “Disney”, por dhe nga këngëtarja, së bashku me emrat e yjeve të tjerë që do të jenë pjesë e kastit. Filmi pritet të dalë më 19 qershor 2019. Përveç Beyonce, do të jenë edhe reperi dhe aktori Donald Glover, që do të ketë rolin e Simbës. James Earl Jones (Mufasa), Chiwetel Ejiofor (Scar), Seth Rogen (Pumba) dhe komiku Billy Eichner (Timon). Regjisori i këtij projekti do të jetë Jon Favreau, që ka punuar për këtë zhanër, remake live action, për “The Jungle Book”. Sipas zërave, Beyonce mund të jetë dhe autorja e kolonës zanore të filmit.

Share With:
Translate »
720 Views