Kastro Zizo rrëfen dhimbjen pas humbjes së nënës: Dha shpirt në duart e mia

Kastro Zizo ka marrë pjesë në festivalin e 58-të me një këngë dedikuar nënës së tij “Asaj”. I ftuar në Pop Culture, Kastro ka rrëfyer dhimbjen që ka përjetuar pas humbjes së nënës.

I pyetur nga gazetarja Kilda Hysenbegasi për kujtimin që i erdhi ndërmend kur vendosi ti dedikonte këtë këngë nënës së tij.

“Në fakt nuk është shumë e mirë për ta thënë sepse nuk jam rasti i parë në botë. Për fatin tim shumë të keq ime më dha shpirt në duart e mia dhe ishte një gjë që më bëri vërtetë të lëngoja. Se është shumë e poshtër kjo punë e njeriut që gjithmonë është i predispozuar që memoria të kujtojë gjërat më të këqija. Ky ishte kujtimi i zi dhe pastaj pasuan me mijëra kujtime të bukura.”- ka rrëfyer ai.

Kastro më tej ka treguar se edhe babai i tij ka derdhur lot e është ndjerë krenar për të, ndonse nuk ka qenë asnjëherë dakord që Kastro të përfshihej në artin në Shqipëri.

Share With:



159 Views