Kate Middleton i emocionon të gjithë, i bën surprizën më të bukur vogëlushes me leucemi

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, ka mbajtur premtimin që i kishte dhënë një vajze të vogël, e cila kishte kërkuar të takonte princeshën të veshur me një fustan ngjyrë rozë. Kate ftoi  vogëlushen Mila Sneddon dhe familjen e saj në Pallatin Mbretëror dhe veshi një fustan të ngjashëm me atë të vajzës 5-vjeçare.

Në fakt Mila i është nënshtruar një kimioterapie për shkak të sëmundjes së leucemisë, ndaj Kate vendosi t’i plotësonte dëshirën. Ajo ka komunikuar më herët me dukeshën përmes celularit, pasi fotografia e saj u përzgjodh për një ekspozitë.

Mila u fotografua gjatë pandemisë duke puthur dritaren e kuzhinës, teksa babai i saj qëndronte jashtë shtëpisë së tyre dhe ky imazh u kthye në simbolin e izolimit.

“Përshëndetje Mila, shikoje veten. Dua të të jap një përqafim të madh, është kaq bukur të të takoj ty personalisht”, u shpreh Dukesha Kate gjatë takimit me të voglën.

“Më pëlqen shumë fustani yt dhe këpucët”, shtoi Kate Middleton, duke i dhuruar shumë lumturi të voglës.

Ndërkohë vogëlushja u shpreh e lumtur pas takimit me Kate Middleton, duke qenë se kjo ishte hera e parë që takonte një princeshë në jetën reale.

“Ishte shumë bukur, nuk kam takuar kurrë një princeshë të vërtetë në jetën time më parë”, tha Mila, teksa shtoi se i pëlqeu shumë fustani rozë i Kate.

Share With:
Translate »
272 Views