Kate Middleton ka prerë flokët dhe i ka dhuruar për fëmijët e sëmurë
Dukesha e Cambridge ka bërë një ndryshim në paraqitje. Kate Middleton ka prerë flokët dhe i ka dhuruar për të bërë paruke për fëmijët e sëmurë me kancer.
Sipas medies britanike, Kate i ka prerë rreth 20 cm dhe i ka dhuruar në shoqatën “Little Princess Trust”, që angazhohet me dhënien e parukeve për të vegjlit që humbin flokët nga trajtimi me kimioterapi.
“The Sun” shkroi se dukesha nuk përdori emrin e vet, por një pseudonim, për mos ta bërë të ditur se flokët vinin nga familja mbretërore. Shoqata dinte vetëm se flokët erdhën nga një grua nga zona e Kensingtonit.