Zemërmadhja Angelina Jolie!

Ylli iHollivudit Angelina Jolie tha ditën e sotme se agjensia e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara (UNHCR) i mungon fondi i kërkuar për të përmbushur nevojat bazë të refugjatëve sirianë.

Gjatë një vizite në kampin e Zaatarit në Jordan, Jolie tha se përgjigja e UNHCR-it për krizën e Sirisë është vetëm 7% e financuar këtë vit. Në 2017, ajo ishte vetëm 50% e financuar.

“UNHCR nuk ka fonde për të siguruar në mënyrë të plotë edhe nevojat më themelore për mbijetesë për shumë familje”, tha Jolie.

“Pas shtatë vitesh luftë, shumica e refugjatëve sirianë kanë shpenzuar të gjitha kursimet që kanë pasur. Shumica dërrmuese e tyre tashmë jetojnë nën nivelin e varfërisë, më pak se tre dollarë në ditë”, shtoi ajo.

Jolie gjithashtu i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe bashkësisë ndërkombëtare që të gjejnë një zgjidhje për krizën, duke nxitur që paqja “të mos ndërtohet mbi mosndëshkimin për qëllimin e civilëve nga të gjitha anët, bombardimet e shkollave dhe spitaleve, armët kimike dhe përdhunimet e përdorura si armë lufte “.

Rrethuar nga dhjetëra fëmijë dhe adoleshentë që jetonin në kamp, Jolie u tha atyre: “Jam shumë krenare për të gjithë ju, jeni shumë të fortë”.

Kampi i Refugjatëve të Zaatarit u hap në vitin 2012, një vit pasi protestat antiqeveritare u kthyen në dhunë në Siri. Është kampi më i madh i refugjatëve në Jordani që strehon pothuajse 80,000 refugjatë sirianë.

Share With:
Translate »
733 Views