Kate Middleton nuk e thyen traditën kur është fjala për veshjen në pagëzimin e fëmijëve
Nëse ka diçka që të gjithë e kanë vënë re në stilin e Kate Middleton është respektimi i traditës. Dukesha e Kembrixhit është fanse e flaktë e veshjeve, madje edhe i përsërit shpesh ato pa problem. Kjo ka ndodhur edhe gjatë pagëzimit të të tre fëmijëve. Në ceremoninë e fundit, në pagëzimin e Princit Louis, Kate kishte zgjedhur të vishte një fustan të bardhë nga Alexander McQueen, i cili ishte stiluar me një kapelë të ngjashme nga Jane Taylor.
Meqenëse e gjithë bota fliste për pamjen e adhurueshme të Princit Louis në ceremoni, ne vendosëm të hedhim një vështrim pas në të gjitha veshjet e Kate Middleton gjatë pagëzimit të fëmijëve. Pa u përpjekur shumë, vetëm me këto foto mund të kuptosh se Dukesha e filloi traditën për këtë lloj ceremonie pa e vënë re askush.
Në ceremoninë e pagëzimit të çdo fëmije, Kate ka veshur vetëm nuanca të së bardhës. Në fakt, nuk duket të jetë një rregull mbretëror veshja e së bardhës gjatë pagëzimeve, por Kate mund ta ketë filluar këtë traditë meqenëse e bardha nënkupton pastërtinë dhe një fillim të ri.