Kate në park me fëmijët, shumë larg pamjes së një princeshe

Këtë fundjavë Kate Middleton së bashku me dy fëmijët e saj George dhe Charlotte, kaluan disa ore në pistën e kuajve në Norfolk. Mami Kate duket tejet e fokusuar tek të vegjlit e saj, teksa George është hutuar pas një qeni, e ndërsa e vogla Charlotte po shijon një akullore. Larg çdo protokolli Dukesha e Kembrixh, duket si çdo nënë tjetër teksa kujdeset për të vegjlit e saj. E veshur me një fustan bojëqielli me lule a, Kate duket shumë e ëmbël, por shumë larg rregullave strikte që duhet të ndjekë një princeshë. Sa mirë që ajo sillet si një njeri krejt i zakonshëm…

Share With:
Translate »
844 Views