Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas shoqërojnë djalin e tyre në mbrëmjen e maturës

Çifti i famshëm i aktorëve kanë kaluar disa momente shumë emocionuese në familjen e tyre.

Djali i tyre 17-vjeçar Dylan ka përfunduar shkollën e mesme dhe tashmë është gati të shkojë në kolegj. Catherine dhe Michael përkatësisht 48 dhe 73-vjeç kanë shoqëruar Dylan në mbrëmjen e maturës dhe fotot e ëmbla i kanë publikuar edhe në rrjetet sociale.

17-vjeçari dukej më simpatik se kurrë me kostum teksa ka pozuar i vetëm, me shoqëruesen e tij bukuroshe si edhe me prindrit të cilët janë ndjerë më krenarë se kurrë.

Aktorët kanë vite të martuar së bashku dhe përveç Dylan kanë edhe një vajzë 15-vjeçare. Të pyetur se cili është çelësi i një martese të lumtur ata u shprehën se respekti reciprok është gjithçka.

Share With:
Translate »
855 Views