Kate po i rrit kështu fëmijët dhe jo më kot!

Si është të rrisësh një princ dhe princeshë të vogël? Në fakt Kate Middleton i ka idetë e qarta kur vjen puna te prindërimi. Si me Charlotte- n edhe me George- n, 36- vjeçarja ka vepruar njësoj dhe gjasat janë shumë të larta që të ndodhë po kështu edhe me të voglin Louis.
Kate beson se të folurit hapur me fëmijën rreth ndjenjave  është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të tij si një qenie plot vetëbesim. Ajo dëshiron që fëmijët t’i tregojnë kurdoherë si ndihen, ndërkohë që nga ana e saj përpiqet t’u mësojë se është mirë të ndjejnë çfarëdolloj emocioni, fundja kjo është jeta. Nuk ka asgjë të gabuar në këtë mes, agjë për t’u shqetësuar ose patur turp. Ndrydhja apo mbyllja në vetvete nuk është kurrsesi në të mirë të shëndetit mental të fëmijës.

“Fol për gjithçka” është një tjetër parim i saj. Sado i vështirë apo i sikletshëm të jetë bashkëbisedimi, Kate përpiqet të jetë e hapur dhe sa më e sinqertë me fëmijët. Pse bduhet t’i gënjejmë? Le të përpiqemi t’i njohim me botën që në fillesat e tyre. Dukesha përpiqet po ashtu t’u injektojë fëmijëve dëshirën për artin, për të bukurën. Jo më kot i nxiti ta krijonin me duart e tyre të vogla dhuratën e 91 vjetorit të Elizabeth- ës. Me dëshirën e mirë për t’i përfshirë fëmijët kudo, Kate i fton të gatuajnë bashkë biskota apo ndonjë ëmbëlsirë që s’kërkon shumë mund. Sigurisht situata shpesh del edhe jashtë kontrollit.

Dukesha përpiqet po ashtu t’u injektojë fëmijëve dëshirën për artin, për të bukurën. Jo më kot i nxiti ta krijonin me duart e tyre të vogla dhuratën e 91 vjetorit të Elizabeth- ës. Me dëshirën e mirë për t’i përfshirë fëmijët kudo, Kate i fton të gatuajnë bashkë biskota apo ndonjë ëmbëlsirë që s’kërkon shumë mund. Sigurisht situata shpesh del edhe jashtë kontrollit.

Përpos rregullave të mësipërme, Kate beson se e rëndësishme për një prind është të pranojë se fëmija duhet të mësojë nga eksperienca vetjake. Normalisht duhet t’i japësh shembullin e duhur, t’i tregosh ç’është e mira por s’mund të nxitosh gjtihë kohës pas tij për ta frenuar të gabojë. Ndonjëherë duhet të ulesh dhe të shikosh si fëmija do të veprojë, të shikosh rezultatet e tua si prind.

Sado e rëndë mund të tingëllojë kjo, Kate shprehet se ndonjëherë s’ka asgjë të keqe që fëmija të tregohet disi egoist. Në këtë mënyrë ai do të dije dhe kuptojë vlerën e pronësisë. Kështu nëse dikush i merr lodrat është shumë normale që fëmija të kërkojë t’ia kthejnë mbrapsht. Duhet të ketë një limit rreth të qenit shumë zemërgjerë.

Është provuar shkencërisht që muzika ka efekte të jashtëzakonshme te zhvillimi i fëmijës. Çfarë bën Kate? Vendos muzikë një pjesë të mirë të kohës. Ku ka muzikë ka hare, pozitivitet!  Si pjesë e familjes mbretëore, të zotëruarit gjuhë të huaja është një kriter i domosdoshëm. Mbretëresha për shembull et rrjedhshëm frëngjisht, Phillip- i frëngjisht dhe gjermanisht, Harry arabisht e ndërsa William frëngjisht. Sipas traditës, sa më shumë gjuhë të huaja aq më mirë dhe ku më mirë se sa që në fëmijëri? Kjo është arsyeja përse George dhe Charlotte po marrin mësime në spanjisht.

Share With:
Translate »
878 Views