Kate supersticioze? Ja si e fsheh barkun në çdo dalje publike

Që kur u mësua që është shtatzënë, në çdo dalje të Kate Middleton, sido që të jetë veshur dhe sido t’i ketë krehur flokët, sytë janë te barku i saj. Ende në muajt e parë të shtatzënisë, harku i barkut është ende i vogël, megjithatë Kate e la të dukej në dy daljet e para, duke veshur fustane të ngushtë, edhe pse shpesh e maskonte me një kuletë që mbante në dorë, për të mos i mbajtur sytë e publikut dhe fotografëve vetëm aty.

Por ditën e djeshme ajo ndoqi një aktivitet sportiv në Londër, ku kuleta nuk do ishte shumë e përshtatshme dhe sigurisht që Kate nuk i lejon vetes gabime në stil. Nuk e ka pasur të vështirë me sa shihet të gjejë një mundësi tjetër për të maskuar barkun. Një xhaketë dopiopet është e përkryer për të fshehur një shtatzëni në fillimet e saj.

Kate e ka veshur me pantallona të ngushta të zeza, çizme kamosh me takë të ulët, deri te kyçi i këmbës dhe një golf të zi, ndërsa për aksesorë ka zgjedhur një palë vathë që varen. E thjeshtë, me stil dhe shumë elegante. Kate!

Share With:
Translate »
705 Views