Këmishë të bardhë dhe fund të zi, Meghan Markle shtatzëna më me stil që kemi parë

Meghan Markle di mjaft mirë se si të fitojë vëmendjen me paraqitjen e saj.

Dhe kjo aftësi e bukuroshes duket se gjen terren më së miri veçanërisht në tapetin e kuq!

Mbrëmjen e sotme ajo dukej rrëzëllitëse teksa ishte krah Princ Harry-t në përurimin e “Endeavour Fund Awards”, që është një program ndërkombëtar i konkurrencës, ku u shpërndanë çmime për disa individë të njohur.

Ajo mbante veshur një këmishë të bardhë dhe një fund të zi nga marka prestigjioze “Givenchy”, dhe qershia mbi tortë ishin këpucët “Aquazurra” që na lanë pa fjalë të gjithëve.

Edhe pse shtatzënë, kjo nuk e ka penguar aspak Meghan-in që t’i lërë gojëhapur të gjithë!

Share With:
Translate »
930 Views