Këngëtari shqiptar me një fëmijë në djep në plazh

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, njëherësh edhe deputet i kuvendit të Kosovës po kalon pushimin së bashku me familjen e tij.

Ai, së bashku me vëllaun dhe fëmijët e tij, kishin shkuar në Dhërmi. Labi kishte insistuar që ta merrte vajzën e vëllait në djep, ngase sipas tij, nuk ka asgjë të keqe këtu.

Lexoni të plotë se çfarë kishte shkruar Labi atë ditë:

“Përshëndetje nga Bregdeti shqiptar! Erdha me familje vetëm 3 dit pushim! Kjo është vajza e vëllaut tim, DizaraAjo ka dëshirë të përkundet, edhe pse jemi në kohën moderne për mua ka pesh të madhe se si ndjehet fëmiju gjat gjumit dhe si dëshiron ta bëjë gjumin. Thjesht edhe unë, edhe ti ishim fëmijë dhe nuk janë ndalur duke na përkundur prindët tanë!Unë insistova që në bregdet ta kemi dhe beshikun për t’ia knaq shpirtin këtij fëmiju! Thjesht veproni në jetë ashtu si do shpirti i fëmijëve, jo si do koha moderne, sepse edhe kjo kohë do ndryshojë por fêmiu mbetët fëmijë!”, ka shkruar ai.

Share With:
Translate »
3175 Views