Shtatzënia e vonuar, kjo është arsyeja përse gratë lindin në javën e 43-të
Kanë kaluar më shumë se 41 javë dhe ende nuk ka shenja të lindje? Periudha e pritjes është frustuese dhe ju doni që ajo të arrijë tani.
Mos u shqetesoni. Shtatzënia e vonuar është mjaft e zakonshme dhe lindja e foshnjës në mes të javës së 37-të dhe 42-të konsiderohet si normale.
Një shtatzëni mund të kalojë në vonesë për shkak të shumë arsyeve.
Nuk ka asnjë arsye të saktë për një fëmijë që të lind me vonesë, por rreth 5 në 100 gra kanë një shtatzëni të vonuar.
Disa nga arsyet e kësaj gjendjeje janë historia e shtatzënësisë së mëparshme, predispozita gjenetike, pozicioni i bebes dhe shtimi i peshës së nënës.