Këngëtarja e famshme, nënë për herë të parë në moshën 44-vjeçare me Fertilizim in Vitro

Këngëtarja australiane, Natalie Imbruglia është bërë nënë për herë të parë në moshën 44-vjeçare.

Krijuesja e hitit “Torn”, dha lajmin e bukur të martën në mbrëmje, duke ndarë një fotografi të ëmbël në Instagram, teksa mbante dorën e të porsalindurit.

Ajo zbuloi emrin e adhurueshëm të fëmijës në caption, duke shkruar: “Mirë se vjen në këtë botë … Max Valentine Imbruglia. Zemra ime po shpërthen #djaliim”.

Natalie njoftoi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë në korrik, pasi iu nënshtrua Fekondimit in Vitro (IVF) me ndihmën e një dhuruesi të spermës.

Këngëtarja i ka dhënë fund një martese katër vjeçare me Daniel Johns, në vitin 2008.

Më pas ajo njoftoi se ishte në një lidhje me Matt Field në vitin 2017, por dyshja nuk janë fotografuar së bashku që nga viti i kaluar.

Share With:
Translate »
487 Views