Këngëtarja e famshme zbulon si i “ngriu gjakun” familjarëve kur ishte fëmijë

Një këngëtare e njohur shqiptare ka zbuluar për herë të parë se si ka ngritur “shtëpinë në këmbë” kur ishte fëmijë.

Dëshira e madhe për të qenë pjesë e botës së të rriturve e bëri Adelina Thacin që të fshihej hallës për të bërë grim. Ndërkohë që ajo ishte futur në botën e saj, e gjithë shtëpia u alarmua pasi nuk po gjendej askund.

 “Kur kam qenë e vogël shumë kam pasur dëshirë të lyhem e të vishem me rrobat e të rriturve. Dy hallat e mia në atë kohë janë grimuar shumë bukur, e madje njëra ka qenë grimere në Teatrin Kombëtar. Pata shkuar për vizitë njëherë dhe më pas kur erdhi koha të shkonim, unë u përvodha dhe e gjeta botën time. 

Të gjitha shminkat (produktet e grimit) që halla i ka pasur i përdora. E në anën tjetër e gjithë familja po më kërkonin e në një moment kishte ardhur puna të ftohej edhe policia në kërkim”, rrëfeu Adelina për “Prive”.

Share With:
Translate »
484 Views