Vajza u gjet duke fjetur në kazan të plehrave, shikoni çfarë ndodhë para se të hidhej në kamion

Një vajzë u gjet duke fjetur brenda një kazani me rrota nga punëtorët e komunës para se ta zbraznin atë në kamionin e plehrave.

Vajza e përgjumur u zbulua nën një grumbull kartoni në kazanin 1100 litër në Brixton, në jug të Londrës.

Një punonjës e zbuloi duke kapur  gëzofin e palltos të vajzës së re, duke e shpëtuar atë nga shkatërrimi që mund ti ndodhte nëse do të hidhej me të gjithë plehrat në makinë

Nga pamja dukej se nuk ishte më e madhe se një adoleshente, por mosha e saj e saktë nuk  është bërë ende e ditur.

Pamjet e incidentit u ndanë në mënyrë anonime në mediat sociale dje dhe janë parë më shumë herë.

Punjonjësi dëgjohet ti thotë “Eja, ti nuk mund të qëndrosh në kosh, e dashur, Eshtë e rrezikshme atje, shumë e rrezikshme, të lutem”.

Ajo nuk përgjigjet por fillon paketimin e gjërave të saj në një qese plastike.

Shikuesit në mediat sociale u shqetësuan nga skena që kanë parë.

Dhe nuk kanë munguar komentet e shumta.

Ja cilat janë disa prej tyre:

Rabia Aleem ka shkruajtur: “I heq kapelën këtij biri të zotit, që ai e vuri re dhe e shpëtoi jetën asaj.”

Mohammed Shoueb Khan tha: “Është vërtet një turp që kjo po ndodh ende në shekullin e 21. Kjo është me të vërtetë e keqe, mund të ketë qenë edhe shumë më keq”.

Share With:
Translate »
554 Views