Këngëtarja, nënë tipike shqiptare i thotë djalit: Të mbyta po pate 9-ta | Video
Këngëtarja Anjeza Branka është nënë e një djali që mban emrin Leanzo. E ka prezantuar prej kohësh për publikun djalin e saj i cili tani është relativisht i rritur dhe shkon në shkollë. Edhe pse shpesh këngëtaret paragjykohen përsa i përket jetës private, Anjeza është një nënë tejet e përkushtuar. Ajo ka ndarë një video me ndjekësit e saj në Instagram ku djali po i tregon notat që ka marrë në shkollë. I ka të gjitha dhjeta. Teksa Anjeza e pyet nëse ka ndonjë nëntë, ai përgjigjet që jo. Pastaj Anjeza ia kthen: Të mbyta po pate nënta.
Edhe pse një nënë e vetme në karrierë duhet thënë se Anjeza ia ka dalë më së miri. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme. /Kids’ Time/