Këngëtarja s’do të bëhet kurrë nënë, tregon si po e përjeton vetminë

Mund të duket se Kylie Minogue i ka të gjitha: pasuri, bukuri, shëndet dhe sukses. Sidoqoftë, këngëtarja e di që diçka s’do ta ketë kurrë – fëmijë.

Princesha e popit foli për mundësinë e humbur dhe se si s’do të mund të bëhet kurrë nënë e trishtimin që vjen me këtë fakt. Fiks një vit pas ndarjes nga i fejuari i saj Joshua Sasse, Minogue zgjedh të flasë për një temë kaq delikate.

“Sigurisht që vras mendjen si mund të jetë, të jesh nënë dhe të shohësh fëmijën tënd në sy… por fati është fat. Do të gënjeja nëse s’do të thoja që është e trishtë, por përpiqem të mos e mendoj shpesh. S’mundem. Ç’të bëj tjetër. Ka shumë mundësi që do të njoh dikë që ka fëmijë tashmë. Kështu që mendoj si mund të jetë të jesh njerkë,” thotë Minogue për Sunday Times Magazine.

Kylie Minogue dhe Joshua Sasse

Nga ana tjetër, këngëtarja 49-vjeçare vë në dyshim aftësitë e saj, edhe nëse do të mbeste shtatzënë në këtë moshë:

“Nëse një mrekulli do të bënte që unë të mbesja shtatzënë tani, si do ta përballoja?”

Më herët, Minogue i ka dedikuar një këngë dëshirës së saj për të bërë fëmijë. Kënga quhet “Flower” dhe flet për instinktet e papërmbushura mëmësore.

Share With:
Translate »
640 Views