Këngëtarja shqiptare humb personin më të dashur të fëmijërisë

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Afërdita Dreshaj na ka lajmëruar se një nga personat më të rëndësishëm të jetës së saj ka humbur jetën.  Në një status në Facebook, ajo shkruan: “Gjyshja ime, e shtrenjta ime, e forta, zemra ma e madhe… më le… më ike… u prehsh në paqe.” Pas kësaj ka marrë ngushëllime nga mijëra ndjekës, ndërkohë që ka qenë vit i dhimbshëm për të pasi para pak muajsh humbi gjyshin. Afërdita po punon me agjenci të ndryshme modelingu ku shfaqet shpesh në kopertinë të revistave, ndërkohë që nuk ka sjellë asnjë projekt muzikor për publikun.

Share With:
Translate »
823 Views