Fjalët prekëse të Rudina Demneri për humbjen e njeriut të shtrenjtë

Rudina Demnerin e kemi njohur si gazetaren çapkëne të “Top Albania Radio” e “Fiks Fare”. Dy vite më parë, Rudina është bërë nënë e Lunës, me bashkëshortin e saj rumun Andrei. Ajo u bë e njohur nga publiku me pseudonimin “Paloma”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gazetarja ka humbur të motrën, Brunën, vite më parë, në një moshë fare të re dhe ka ndarë në rrjetet sociale fjalë prekëse për njeriun e saj të dashur!

“Ti je dielli i ngrohtë i ditëve të mia të ftohta. Ti je hëna e shndërritshme në netët e errëta. Ti je erë e këndshme flladi në vapën që përvëlon. Ti je gjysma ime. Nuk mundem ta besoj ikjen tënde kurrë.”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ti e doje shumë jeten, e doje shumë familjen kishe shumë arsye për ta gëzuar rininë tënde. Zoti të zgjodhi ty për të ndriçuar parajsën dhe për të errësuar dhimbjen tonë. Më mungon kaq shumë. Doja të ndaja me ty ato momentet më të bukura të jetës që ti dikur mi tregoje si përrallë dhe sot u bënë realitet. Ma bëre me hile.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të dua pafundësisht dhe çdo ditë lutem që të jesh mirë dhe të më duash si gjithmonë! Jam aty me ty, Bruna Demneri”. 

Share With:
Translate »
2317 Views