Këngëtarja shqiptare: Jam 3 muajshe shtatzënë. Nuk e kisha parashikuar

E ftuar në emisionin “Prive”, Bajrami ka treguar se përkushtimi ndaj të birit ka bërë që ajo të shkëputet paksa nga muzika por gjithashtu ka dhënë dhe lajmin e papritur.

“Do të bëhem nënë për herë të tretë. Ishte e paparashikuar. Jam prapë shtatzënë. Jemi të lumtur që familja do të shtohet me një tjetër anëtar. Jam në muajin e tretë të shtaztënisë. Do të doja shumë që të ishte djalë prapë.”, është shprehur këngëtarja.

Epo duket se gjërat nuk kanë qenë dhe aq të planifikuara për një shtatzëni të tretë e brenda një kohe kaq të shkurtër nga lindja e djalit. Megjithatë Arta shprehet mjaft e lumtur për pritjen e ëmbël dhe do të donte shumë që të bekohej me një tjetër djalë. Urime Arta!

Share With:
Translate »
1198 Views