Aksident në Tiranë, përplaset 5-vjeçari

Një 5-vjeçar është aksidentuar për vdekje rreth mersditës në rrugën dytësore në Marikaj.

Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se rreth orës 12.35 në rrugën dytësore Marikaj, automjeti tip “Ford” i drejtuar nga N. A, ka aksidentuar O.K, 5 vjeç dhe më pas ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anës saj.

I mituri është transportuar menjëherë në spital por ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes së marrë. Hetimet kanë nisur për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme porceduriale.

Share With:
Translate »
4324 Views