Këngëtarja shqiptare ua ka ndaluar kategorikisht prindërve ta ndjekin në koncerte!

Anxhela Peristeri ua ka ndaluar prindërve të saj të marrin pjesë në koncertet ku ajo do të performojë. E ftuar në emisionin “Rudina”, këngëtarja e hitit “Shpirti ma di” theksoi se kur prindërit e saj e ndjekin nga afër, ajo emocionohet aq shumë saqë e ka shumë të vështirë të performojë.

 “Unë nuk kam qef t’i kem në koncertet e mia prindërit sepse ata preken, prekem edhe unë dhe nuk këndoj dot. Ndaj në çdo koncert, apo edhe në “Kënga Magjike” u kam kërkuar të më ndjekin nga ekrani. E kam provuar t’i kem në publik, por më kanë sjellë shumë emocion dhe e kam patur të vështirë të këndoj.” – u shpreh këngëtarja Anxhela Peristeri në studion e emisionit “Rudina”.

Së shpejti, Anxhela Peristeri do të vijë për publikun në një koncert recital, ku përfshihet gjithë repertori i saj muzikor.

“U bënë 17 vjet që unë jam në skenë dhe kur e them këtë më duket sikur jam plakur. Repertori i këngëve të mia është shumë i gjërë, por unë mendova të nxjerr një riorkestrim të materialeve të vjetra që njerëzit m’i kërkojnë në koncertet e mia. Do të jetë një recital i veçantë, do jetë në stil teatral”, tha këngëtarja.

Share With:
Translate »
638 Views