Keni parë ëndërr sikur hani mish ose vezë? Mësoni kuptimin e saj

Keni parë ëndërr së fundi sikur keni ngrënë mish ose vezë? Ushqimi në ëndërr, interpretohet në mënyra të ndryshme sipas besëtytnive dhe besimeve popullore.

Por të ëndërrosh ushqim, çfarë kuptimi ka në nivel psikologjik? Sipas psikoterapeutes Irene Bozzi, të ëndërrosh ushqim ka në përgjithësi kuptim pozitiv, të lidhur me ndjenjat e dashurisë, lumturisë, mirëqenies, bollëkut dhe dëshirës për të realizuar shpresat. Për shembull, ushqimet që janë dhuratë e tokës na ftojnë të marrim në konsideratë vlerat e jetës, ndërsa mishi është alegoria e seksualitetit.

Por le të kalojmë më poshtë për të kuptuar se ç’do të thotë të ëndërrosh për disa lloje ushqimesh:

Mish

Mishi në ëndërr flet për lidhjen që ka me trupin tonë dhe dëshirën seksuale. Në varësi të faktit nëse është i gjallë apo i pjekur, ndryshon edhe interpretimi i ëndrrës: të ëndërrosh mish të gjallë evidenton debulesën fizike të personit që ka parë ëndërr duke e ngrënë, kështu që flet edhe për një gjendje shqetësuese për këtë person.

Kurse të ëndërrosh mish të gatuar, flet për diçka pozitive: mund të përfaqësojë një hyrje të ardhurash të mira në jetën tuaj, ose një menaxhim të mirë financash.

Vezë

Veza në ëndërr është simboli i gjithçkaje pozitive: një mundësi për t’u pritur, një sferë optimizmi dhe energjie drejt së ardhmes. Vezët përfaqësojnë lindjen e diçkaje dhe rrjedhimisht lulëzimin e jetës,  ndoshta ardhjen e një fëmijë, por edhe një ekzistencë që rinovohet. Por kujdes: Nëse shihni një vezë që thyhet ose bie, do të thotë që nuk po jetoni maksimumin e mundësive, prandaj kjo ëndërr po ju dërgon një paralajmërim.

Ëmbëlsirat

Kur keni nevojë për ëmbëlsira, zakonisht ju mungon diçka, doni të përmbushni një lloj nevoje. E njëjta gjë ndodh edhe kur shihni ëndrra me ëmbëlsira: një dëshirë e papërmbushur, një boshllëk afektiv që përpiqeni ta mbushni me ëmbëlsira.

Share With:
Translate »
422 Views