Kërkesa epike e Luizit për Kiarën: Do e bëjmë edhe një djalë?

Pas emocioneve që Luizi i dhuroi Kiarës mbrëmjen e djeshme ne Natën e Bardhë, ku këndoi këngën “Frymë”, e dedikuar për vajzën e tyre që do të vijë në jetë, ai nuk ndalet me kaq.

Ditën e sotme Luizi ka publikuar një video me Kiarën në rrjetet e tij sociale ku i kërkon hapur asaj që të bëjnë edhe një djalë pasi të lindë vajza

Ai dëshiron që të këndojë edhe këngën “Të ka baba çun”, përveç këngës “Kush ka vajza botën ka”

Luizi: “Kiara do ma japësh edhe një çun, se ngela duke kënduar vetëm këngën “Kush ka vajza botën ka”, dua të këndoj edhe këngën tjetër “Të ka baba çun”.

Kiara: “A ta bëjmë njëherë këtë që kemi nisur. Aman se vdiqe për një çun. Do e shikosh kur të lindi vajza se sa do e duash dhe do pendohem unë pastaj, do them pse nuk e bëra djalë që ta mbaja për vete.”

 

Share With:
Translate »
89 Views