Avokati ngre dyshimet e para për vdekjen e 30-vjeçares në Prishtinë: Po ngjan me vrasje të planifikuar, grabitësi nuk grabit vetura

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:26, më rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë.

“Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje. Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre”, thuhet në raport. Ndërkaq, njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja  e viktimës.

Avokati, Arber Jashari përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se rasti i djeshëm ku mbeti e vrarë nga grabitësit, Liridona Murseli, më shumë ka karakteristikat e një vrasje të planifikuar. Jashari për këtë deklaratë të dhënë ka treguar edhe arsyet, kështu duke cekur se grabitësit zakonisht kanë target bankat, veturat që bartin para e bizneset qe kanë shumë qarkullim, por sipas tij, grabitësi nuk grabitë vetura private. “Është pak e besueshme qe grabitësit të jenë ndjerë të rrezikuar, e sidomos nga një grua”, shkruan Jashari tutje.

“Pse akti i mbrëmshëm kriminal në Prishtinë, më shumë ka karakteristikat e një vrasje të planifikuar se sa grabitje? Grabitesi nuk grabit vetura private, sepse ai nuk rrezikon për pak. Grabitësit zakonisht kanë target bankat, veturat që bartin para, bizneset qe kanë shumë qarkullim(marketet, pikat e karburanit etj.), vëndet që kanë gjera me vlerë (ari psh.)

Grabitësi e di, qe sot njerzit nuk mbajnë shumë para me vete, e as shumë stoli ose gjëra tjera të çmuara. Është zor e besueshme qe grabitësit marrin telefona.
Grabitsi nuk ka qellim vrasjen. Ai qellim primar e ka të ushtroj frikë në mënyrë qe ta marr plaçken. Grabitësi vret veç kur i rrezikohet jeta ose zbulimi i identitetit.

Është pak e besueshme qe grabitësit të jenë ndjerë të rrezikuar, e sidomos nga një grua. Uroj qe ky rast te zbardhet shpejtë:-shkruan avokati.

Liridona Murseli

Lajmi për vrasjen e gruas në Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, ka bërë jehonë në mediat suedeze.

Liridona Murseli, rreth 30-vjeçare, u vra të mërkurën mbrëma gjatë një grabitjeje të armatosur, ndërsa bashkëshorti i saj me fëmijët kanë arritur që të ikin nga vetura.

Mediumi suedez “Expressen” teksa ka raportuar për këtë rast tragjik, ka njoftuar se viktima ishte shtetase e Suedisë.

Lidhur me ngjarjen tragjike, ka reaguar edhe deputeti suedez, Magnus Jacobsson, i cili e ka quajtur këtë ngjarje të tmerrshme.

Siç ka raportuar “Expressen”, Jacobsson e njihte personalisht viktimën dhe bashkëshortin e saj.

“Ajo ishte një person absolutisht fantastik. Njeri i ngrohtë, i mirë. Ju nuk e kuptoni vërtet se mund të ndodhë”, ka thënë ai për mediumin.

Reklama

Një postim deputeti e ka bërë edhe në Facebook, ku ka rishpërndarë postimin e Pacollit.

“I tronditur nga lajmi se Liridona ka vdekur. Duke menduar për të gjithë familjen”, ka thënë ai teksa ka publikuar foton e viktimës me bashkëshortin e saj, Naim Murselin.

Për vrasjen e Liridona Murselit ka shkruar edhe mediumi tjetër suedez “Degens Nyheter”.

Siç ka raportuar ky medium, nuk dihen motivet e vrasjes, por policia po kryen hetime nën dyshimet se bëhet fjalë për grabitje.

“Sipas informacioneve të bashkëshortit në polici, dy persona të armatosur kanë kërcënuar familjen dhe kanë kërkuar që t’i dorëzojnë gjërat me vlerë. Kur i morën celularët dhe telefonat, ai dëgjoi një të shtënë”, ka shkruar “Degens Nyheter”, duke cituar mediat vendore.Ndërsa, mediumi suedez “SVT Nyheter” ka raportuar se viktima ka jetuar në provincën suedeze Bohuslän.

Share With:
Translate »
68 Views