Këshilla ushqyerjeje për meshkujt që duan fëmijë
Ulja e koncetrimit të spermës shkaktohet nga keq ushqyerja dhe obeziteti. Këto faktorë ndikojnë gjithashtu lëvizshmërinë e spermës. Dieta e duhur rrit shanset e shtatzanisë.
Frutat dhe drithërat janë një komponent i rëndësishëm për ushqyerjen e meshkujve, të cilat rrisin kualitetin e spermës. Por duhen shmangur mishrat e kuq, kafeja dhe alkooli.
I ashtuquajturi “faktori mashkull” sot është shumë i rëndësishëm për trajtimin e infertilitetit. Më parë mendohej se cdo gjë varej nga femrat, dhe pamundësia për të mbetur shtatzanë lidhej me obezitetin, duhanin dhe alkolin. Tani, duket se cdo gjë varet nga të dy partnerët.
Sipas rezultateve të studimit, një dietë me fruta dhe drithëra rrit shanset për shtatzani pasi cilësia e spermës përmisohet me më shumë se 40%.