Mosha e duhur për të folur me fëmijët rreth seksit

Sipas një studimi të fundit, 40 % e adoleshentëve amerikanë bëhen seksualisht aktivë përpara se të mësojnë për seksin nga prindërit e tyre. Ky fakt i bëri shkenctarët të mendojnë se prindërit e sotëm vonojnë shumë për të folur rreth seksit.

Studimi i kryer nga psikologët përfshiu më shumë se 140 familje.  

Prindërve dhe fëmijëve të tyre me moshë midis 13 dhe 17 iu pytën një shumëllojshmëri pyetjesh në lidhjë me seksin. Pyetësori përfshiu pyetje si ” Si ngel një femër shtatzanë”?. ” Cilat janë ndryshimet që ndodhin në një trup gjatë periudhës së adoleshencës? ” Si përdoren prezervativët”, e disa pyetje të tjera në lidhje me orientimin e tyre seksual.

Prindërit dhe fëmijët u pyetën në veçanti dhe u pyetën se kur ishte diskutuar në familje rreth temës së seksit dhe si ishin përgjigjur fëmijët rreth kësaj teme. U zbulua se 50% të prindërve nuk u kishin folur kurrë per 14 nga 24 pyetjet nga pyetësori.
42% e vajzave( krahasuar me 70% të djemve) raportuan se temat rreth kotraceptimit nuk ishin prekur kurrë në familje. 40 % pranuan se nuk kishin folur kurrë me prindrit e tyre se kur dhe si është e shëndetshme të fillosh një jetë seksuale. Vetëm gjysma e prindërve të djemve u treguan të “ndershëm” dhe pranuan se nuk kishin folur kurrë më fëmijët e tyre rreth metodave të kontraceptimit. Psikologët mendojnë se këto ndryshime theksojnë vështirësinë e dialogut prind – fëmi rreth seksit.

Autorët e studimit theksojnë se bisedat rreth seksit me fëmijët duhen bërë shumë kohë më parë se fëmijët të fillojnë të investigojnë vetë rreth këtyre temave. Ekspertët i këshillojnë prindërit ti sjellin çështje të tilla si seksi jo vetëm një herë, por të mbajnë një diskutim afatgjatë që  të sigurojë në mënyrë të pandërprerë dialogun me fëmijën për të gjitha temat e vështira. Periudha e duhur për të “zbuluar sekretet” është mosha mes 10 dhe 13 vjec.

Share With:
Translate »
960 Views