Këshilla ushqyerjeje për meshkujt që duan fëmijë

Nëse familja juaj ëndërron të keni fëmijë, duhet të keni kujdes ndaj disa faktorëve si përshembull dieta e burrit tuaj. Ekspertët thonë se cilësia e spermës mund të rrisë shumë shanset që ata të bëjnë fëmijë, dhe në mënyrë që të arrijnë këtë, duhen caktuar disa rregulla për ushqimin.

Ulja e koncetrimit të spermës shkaktohet nga keq ushqyerja dhe obeziteti. Këto faktorë ndikojnë gjithashtu lëvizshmërinë e spermës. Dieta e duhur rrit shanset e shtatzanisë.
Frutat dhe drithërat janë një komponent i rëndësishëm për ushqyerjen e meshkujve, të cilat rrisin kualitetin e spermës. Por duhen shmangur mishrat e kuq, kafeja dhe alkooli.
I ashtuquajturi “faktori mashkull” sot është shumë i rëndësishëm për trajtimin e infertilitetit. Më parë mendohej se cdo gjë varej nga femrat, dhe pamundësia për të mbetur shtatzanë lidhej me obezitetin, duhanin dhe alkolin. Tani, duket se cdo gjë varet nga të dy partnerët.
Sipas rezultateve të studimit, një dietë me fruta dhe drithëra rrit shanset për shtatzani pasi cilësia e spermës përmisohet me më shumë se 40%.

Share With:
Translate »
833 Views