Këshilltarja britanike propozon zëvendësimin e dënimit me meditim në shkolla

Një këshilltare u ka bërë thirrje shkollave që të ofrojnë orë meditimi për nxënësit e prapë, në vend që t’i vendosin në dënim.

Shuguftah Quddoos, e cila përfaqëson lagjen Berridge në Këshillin e Qytetit të Nottinghamit, e bëri sugjerimin gjatë një diskutimi rreth normave të përjashtimit në shkollat ??e mesme.

Nottingham ka një nga normat më të larta të përjashtimit në Angli, por ideja iu dha drejtorëve ekzekutivë nga dy truste të shkollave lokale.

Duke folur në një takim të Komitetit të Vëzhgimit të Fëmijëve dhe të Rinjve të enjten, Quddoos tha se nuk ishte e bindur se dënimi ishte qasja më e mirë për të rinjtë e cenueshëm.

“Po more një dënim, ai dënim sjell një tjetër. Kjo kulturë ndëshkuese në shkolla nëse nuk je në kohë, sanksionohesh dhe përshkallëzohet. Është ajo kulturë. A nuk mund të ofrojmë sanksione të tjera? Në vend që t’i dënojmë, po sikur t’iu japim gjysmë ore meditim në fund të ditës”, tha Kuddoos.

Shërbimi i Raportimit të Demokracisë Lokale tha se komiteti po diskutonte nivelin e lartë të normave të përjashtimit midis nxënësve të shkollave të mesme në të gjithë qytetin.

Nottingham-i renditet i teti nga 152 autoritetet lokale në Angli për numrin e përjashtimeve, me sjelljen e prapë të vazhdueshme si shkakun kryesor. Shumica dërrmuese e të përjashtuarve ishin djem.

Quddoos sugjeroi meditim për Archway Learning Trust dhe Djanogly Learning Trust, të cilat drejtojnë një sërë shkollash në të gjithë qytetin.

Megjithatë, të dy shefat ekzekutivë nuk u pajtuan se ekzistonte një “kulturë ndëshkuese” dhe thanë se nxënësit kishin nevojë për rutina dhe për të ndjekur rutinat “në përgatitje për jetën”.

Share With:
Translate »
136 Views