Kështu do të quhet fëmija i tretë i Kate Middleton sipas profesoresësh së historisë

Princ Harry dhe Meghan Markle mund të kenë marrë të gjithë vëmendjen mediatike këto kohë, por mos harroni se Dukesha Kate Middleton do të sjellë në jetë fëmijën e tretë në prill të këtij viti. Në tetorin e kaluar, Kensington Palace konfirmoi shtatzëninë e dukeshës e deri tani gjërat kanë shkuar shumë mirë për Kate. Ajo është shfaqur që në muajt e parë të shtatzënisë, nuk ka anulluar takimet zyrtare, madje dhe ka udhëtuar jashtë Anglisë.

Pjestarët e familjes mbretërore ende nuk e kanë zbuluar datën e saktë të lindjes apo gjininë, por kjo nuk i ka ndaluar njerëzit së hamendësuari emrin e fëmijës së tretë.
Profesoresha e asociuar e historisë Arianne Chernock në Boston University beson se çifti do të frymëzohet nga emrat e shekullit të 18 dhe supozimet e saj janë: Caroline, Alice, ose Helena për një vajzë, dhe Albert ose Alfred për një djalë.
Chernock thotë se nuk ka gjasa që William dhe Kate të zgjedhin një emër sipas ndonjë monarku ikonë si Elizabeth apo Victoria .
Chernock parashikon që Will dhe Kate ka të ngjarë të kërkojnë emra tradicionalë, por me nofka modern.

Share With:
Translate »
689 Views