Deklaroi publikisht se është gay, flet biznesmeni shqiptar: Babai u trondit, ja ç’më tha

I ftuar pasditen e sotme tek “Rudina” ishte biznesmeni i njohur Elton Ilirjani i cili pak ditë më parë u komentua shumë pasi deklaroi publikisht në “Opinion” se ishte gay.

I pyetur nga Rudina Magjistari si e mori vesh familja, si ka qenë përballja me ta, Ilirjani tregoi se familja e kishte marrë vesh orientimin e tij seksual nga një letër e cila kishte bërë bujë.

“Unë simpatizoja dikë dhe i nisa një letër. Ajo letër u bë bujë dhe e morën vesh të gjithë, edhe familja ime. Pas atij momentin babi im më pyeti: Ç’ishte ajo letër? Dhe i tregova se ishte për dikë që kam simpati. Ai u trondit, nuk iu bë qejfi sigurisht dhe më tha: Kjo që ke nisur të bësh është zgjedhja më e vështirë në Shqipëri.

Mamaja e kishte më të vështirë ta pranonte, nuk më ka thënë kurrë asgjë, por unë e ndjeja. Kushërira ime në fshat Brunilda ka qenë mbështetje e madhe dhe kur rrija me të isha krejtësisht i qetë”, tregoi Ilirjani.

Share With:
Translate »
808 Views