Kështu mbretëronte Meghan Markle në fëmijërinë e saj

Kryefjala e mediave këto kohë ka qenë martesa e princ Harry-t me Meghan Markle. Meghan ka fituar zemrat e të gjithëve me thjeshtësinë, klasin dhe stilin e saj. Ajo që nuk dinim është se Meghan ka lindur për të mbretëruar. Këtë e tregon një video e vitit 1990 e publikuar në Youtube, ku ajo është duke luajtur me shoqet në oborr dhe gjejeni çfarë roli ka? Pikërisht atë të mbretëreshës.

Videoja është xhiruar kur ajo ishte 8 vjeç, gjatë festës së ditëlindjes së shoqes së saj të ngushtë. Meghan është veshur si mbretëreshë dhe mban një kurorë ngjyrë ari në kokë. Dhe pse është ditëlindja e shoqes së saj, vëmendja është te Meghan. Shoqet i drejtohen me “Lartëmadhëria juaj”, ndërsa ajo mbretëron dhe iu jep urdhëra vartësve të saj.

Kur e pyesin se çfarë duhet bërë tjetër Meghan përgjigjet: “Bëni 900 mijë biskota dhe qepni një fustan të bukur“. Kjo video tregon se ajo ka qenë një mbretëreshë e vërtetë edhe para se të takonte princin e saj.

Share With:
Translate »
742 Views