Këta dy palë sy, gjunjëzojnë Rezarta Shkurtën

Rezarta Shkurta e ka nisur ditën sot me një dedikim shumë emocionues për bashkëshortin, e saj Ermal Hoxhën, i cili vuan dënimin për trafik droge. Pavarësisht largësisë dhe ndarjes prej një kohe të gjatë këngëtarja dhe sipërmarrësja e njohur nuk harron ta kujtojë në çdo moment bashkëshortin e saj apo dhe familjarët e tij.

Sot Rezarta ka publikuar në “Instagram” një foto të Ermalit me vajzën, Herën, dhe e ka shoqëruar më një mesazh prekës që vjen si një falënderim dhe premtim për të qenë gjithmonë pranë tij.

“Mjafton të shoh sytë e tij për të kuptuar se jam femra më me fat në botë, mjafton të shoh sytë e saj për të falënderuar në këtë botë e në tjetrën që më dhurove këtë bekim. Zoti më ka dashur shumë që të solli te unë, dhe të premtoj se do të jem aty për çdo të mirë e në të keqe, për të kapërcyer bashkë çdo gjë”, shkruan Rezarta krahas fotos ku Ermali mban në krahë Herën bukuroshe.

Share With:
Translate »
738 Views