Këta janë katër fëmijët që humbën jetën dje në Tetovë
Fatime Zylbehari, 39 vjeç, dhe katër fëmijët, tre djem dhe një vajzë të moshës 4 dhe 13 vjeçare, humbën jetën në mënyrë tragjike, pas zjarrit që përfshiu shtëpinë e tyre në Tetovë. Në këto momente në varrezat e reja të qytetit të Tetovës po bëhet ceremonia e varrimit për pesë anëtarët e familjes Zylbehari. Shkaktari i zjarrit zyrtarisht ende nuk dihet, por dyshohet se ai është shkaktuar nga koftori.