Këta qenkan emrat më të bukur të bebeve, sipas shkencës

Faqja britanike për fëmijë “My 1st Years” ka bashkëpunuar me dr. Bodor Winter, profesor i asociuar i gjuhësisë (linguistikës) nga universiteti i Birmingham-it, për të zbuluar emrat që konsiderohen si më të bukurit.

Shkenca për këtë bazohet më shumë te tingulli, por edhe në shqisa si prekja dhe nuhatja.

Ekspertët analizuan qindra emra foshnjash nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara për të zbuluar se cilët ishin më të mirët.

Në vendin e parë për djemtë ishte emri Zayn, i frymëzuar nga ish-anëtari i One Direction, Zayn Malik, në kulmin e popullaritetit të grupit të djemve më shumë se një dekadë më parë.

Emra të tjerë përfshinin Louie, William dhe George – frymëzuar kryesisht edhe nga familjet mbretërore.

Për vajzat, emrat me një tingull të fortë “i” si Sophia, Zoe (Zoi) , Rosie, Sophie dhe Ivy – konsideroheshin ndër më të bukurit.

Në SHBA, një nga emrat më të bukur për djemtë është Matthew, që ka kuptimin “dhuratë e Zotit”.

Emra të tjerë ishin Julian, Isaiah dhe Leo.

Dr. Winter shpjegon:

“Ka shumë gjëra që ndikojnë në zgjedhjen e emrit, dhe disa prej tyre janë eksploruar në kërkime. Për shembull, hulumtimi nga Stephanie Shih tregon se prindërit përpiqen të shmangin zgjedhjen e emrave që nuk do kombinojnë me mbiemrin e familjes. Për shembull, nëse mbiemi juaj fillon me ‘S’, mund të këshillohet të mos keni një emër të parë që mbaron me ‘s’, si Marcus, Charles ose Nicolas – sepse dy tinguj ‘s’ përzihen me njëri-tjetrin.”

Share With:
Translate »
92 Views